Në Shkup diskutohet për Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural

Shkupi

Në Shkup diskutohet për Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 08:38
Ilustrim

Koalicioni rural organizon sot prezantimin e rezultateve të projektit ”Ligjet janë, zbatimi mungon” që ka të bëjë me njohjen e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Sipas AIM-së, do të diskutohet për nivelin e njohjes së këtij ligji nga bujqit, sa zbatohet, a janë të mira format organizative dhe mënyrat e pjesëmarrjes së bujqve në krijimin dhe vendimmarrjen publike të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra.

Gjithashtu, do të prezantohen edhe rzultatet e tre analizave të realizuara në këtë sferë në gjashtë muajt e fundit. Projekti në fjalë mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 Mekanizmit për organizata qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat