Indeksi i shpërnguljeve jashtë shtetit, rajoni i Shkupit i pari

Shkupi

Indeksi i shpërnguljeve jashtë shtetit, rajoni i Shkupit i pari

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni ka publikuar indeksin e shpërnguljeve të qytetarëve të vendit ku janë publikuar informacioneve për shpërngulje nga vendbanimet e tyre dhe shpërngulja në një vend tjetër (fshat-qytet) dhe shpërngulja jashtë shtetit.

35% e qytetarëve janë shpërngulur nga fshati në qytet dhe kjo shihet shumë lehtë edhe në braktisjen e vendeve të Maqedonisë lindore të cilët janë shpërngulur në qytetet e afërta apo edhe në kryeqytet, në Shkup.

Më shumë janë shpërngulur banorët e Maqedonisë Lindore të cilët janë kampion me shpërngulje nga fshati në qytet. Nga 35% total i shpërnguljeve, totali i të shpërngulurve nga fshati në qytet në Maqedoninë lindore është 46.8%.

Në të njejtën linjë, pra shpërngulja prej fshati në qytete, si rajon i dytë është rajoni i Pollogut me 28.3%. Përqindja tjetër plotësohet nga rajonet tjera të vendit.

Në krahasimin e shpërngulje jashtë shtetit, rajoni i Shkupit është kampion ndërsa më pak shpërngulen banorët e rajonit të Pollogut.

Këto statistika nga nga ESHSM janë të bëra për vitin 2016. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat