Keridis: Shkupi luan me mençuri për çështjen e emrit

Shkupi

Keridis: Shkupi luan me mençuri për çështjen e emrit

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Në një intervistë për Deutsche Welle, profesori universitar grek, Dimitris Keridis, vlerëson se Shkupi po luan me mençuri duke e përdorur idenë e hyrjes në NATO me akronimin IRJM.

Sipas tij, ideja është hedhur poshtë në të kaluarën nga Greqia, mirëpo kjo mundet që ta vë Athinën nën trysninë ndërkombëtare, duke shtuar se nuk mjafton vetëm një vizitë e Dimitrovit.

Mirëpo, Keridis thotë se për të hyrë Maqedonia në NATO, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit, pa ndonjë zhvillim që do të mund t’i përkeqësonte marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

I pyetur nëse Maqedonia do të ndërronte emrin e aeroportit dhe të një autostrade drejt Greqisë, do të ishte një shenjë e vullnetit të mirë, Keridis vlerëson se kjo do të ishte shumë pozitive dhe do të duhej të trumpetohet më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat