Shkupi në festë pak orë para Super Kupës

Shkupi

Shkupi në festë pak orë para Super Kupës

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 07:48
Superkupa

Deri në orët e mëngjesit në Shkup ka mbretëruar atmosferë festive nga tifozët e Real Madrid dhe atyre të Manchester United. Tifozët e djajve të kuq kanë festuar në pjesën e vjetër të qytetit Çarshinë e Shkupit, ndërsa ata të klubit mbretëror në pjesën qendrore, gjegjësisht në sheshin e qytetit. Por një koncert madhështor festiv ishte edhe në sheshin “Maqedonia”. Gjithë kjo atmosferë festive para ndjeshes së nesërme në stadiumin kombëtar “Filipi i dytë” në Shkup, në kuadër të UEFA Super Kupës.

Këto dy ditë mijëra turistë, dashamirës të futbollit qëndrojnë në Shkup, në prag të ndeshjes mes rivaleve evropiane, fitueses së Champion League, Real Madrid, dhe asaj të Europa League, Manchester United, shkruajnë mediat botërore.

Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe zona qendrore e qytetit, veçanërisht sheshi “Maqedonia”, janë vendet më të frekuentuara për mijëra turistët e huaj që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Sonte ata janë tubuar nëpër kafene, ku mbretëron atmosferë sportive dhe ku ndeshja e Super Kupës është “top temë”. Turistët shijojnë pamjet e qytetit, si dhe specialitet e shumta tradicionale që përgatiten nga vendasit.

Ndryshe, sonte, pasi skuadrat arritën në Shkup, Manchester United dhe Real Madrid u adresuan në një konferencë për media në të cilat theksuan pritjet nga ndeshja e nesërme.

Në prag të ndeshjes mes skuadrës angleze dhe skuadrës spanjolle, shumë vende të Shkupit janë zbukuruar me flamuj të Manchester Unitedit dhe Real Madridit, ndërsa në sheshin “Maqedonia” është organizuar fan-zone ku gjatë tërë ditës zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Një natë para kësaj ndeshje të madhe, tek dashamirët e futbollit në mbarë botën dominom një entuziazëm. Tifozët e Real Madridit ndjehen të sigurt në fitore të ndeshjes, ndërsa nga ana tjetër ata të Manchester Unitedit shpresojmë në fitore. Ekzistojnë edhe shikues që do të bëjnë “tifo neutrale” në këtë spektakël futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat