Aksion humanitar për donacione të pajisjeve shkollore në Shkup

Shkupi

Aksion humanitar për donacione të pajisjeve shkollore në Shkup

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Në parkun e qytetit në Shkup sot do të mbahet një eveniment muzikor humanitar në të cilin do të dhurohen pajisje shkollore për fëmijë të familjeve me status të rrezikuar social. Ky eveniment është në organizim të “Lëviz me gisht”, Shoqatës ndërkombëtare – Shkup, Shoqatës kombëtare të të rinjve të Maqedonisë dhe Agjencisë për të rinj dhe sport.

Në këtë koncert do të shfaqen shumë këngëtarë dhe persona të njohur, ndërsa qytetarët humanë do të dhurojnë pajisje shkollore, gjegjësisht fletore, lapsa, stilografë, çanta, libra dhe të tjera, që do të mund t’i dorëzojnë te furgoni i organizatës “Lëviz me gisht” që do të funksionojë si pikë për mbledhjen e donacioneve.

Donacionet do të ju jepen rreth 120 fëmijëve nga gjashtë shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë,

nxënësve të shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Gllumovë, Sh.F. “Marko Cepenkov” në Zelenikovë,

Sh.F.”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë,

Sh.F.”Rajko Zhinzifov” në Draçevë,

Sh.F.”Dituria” në Saraj dhe tre shkolla fillore rajonale në fshatrat Krushopek, Gërçec dhe Ljubin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat