Ministri bullgar i mbrojtjes viziton Shkupin

Shkupi

Ministri bullgar i mbrojtjes viziton Shkupin

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 21:17
Krasimir Karakaçanov

Ministri Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

në kuadër të kësaj vizite ai do të realizojë takime me ministren e mbrojtjes Radmila Shekerinska, bën të ditur sot nga Ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për vizitën e parë të një zyrtari të lartë bullgar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Buillgaruisë.

Karakaçanov edhe atëherë ishte pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryeministrit bullgar Bojko Borisov I cili ka theksuar se  Bullgaria do ti ndihmojë Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s. Nesër është parashikuar edhe vizitë në kazermën Ilinden në Shkup. Në njoftim nuk bëhet e ditur  se a do të jetë  I pranishëm edhe zëvendësministri shqiptar I mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat