Arrestim në aeroportin e Shkupit

Shkupi

Arrestim në aeroportin e Shkupit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Mbrëmë, 15 minuta pas mesnate në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni me aeroplan të nisur nga Franca si udhëtar i kthyer ka arritur 61 vjeçari B.R. nga Kosova, me dokumentacion të Republikës së Kosovës.

Pas kontrollit të kryer është konstatuar se autoritetet franceze i kanë ndaluar hyrjen në Francë, për shkak të vizës ose lejes për qëndrim të falsifikuar, pas çka me fluturimin e njejtë është kthyer në Maqedoni.

B.R. është arrestuar dhe në ora 2:15 me vërtetim për dorëzim të personit është dorëzuar te shërbimi policor për procedurë të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat