Takim për nevojën për masa për mbrojtjen e viktimave të dhunës në nivel lokal

Shkupi

Takim për nevojën për masa për mbrojtjen e viktimave të dhunës në nivel lokal

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe Shoqatës të familjeve me një prind “Një Mundet” sot do të mbahet Takim rajonal për kandidatë për kryetar komunash dhe bartësit e listave të këshilltarëve për rajonin e Shkupit, në të cilën do të prezantohet nevoja për ndërmarrjen e masave konkrete në nivel lokal dhe sigurimin e mjeteve nga vetëqeverisja lokale për zhvillimin e qasjes deri te serviset për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës.

Kandidatët do të nënshkruajnë Angazhim publik për zhvillimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve viktima të formave të ndryshme të dhunës, përfshirë edhe dhunën në familje.

Ky, siç kumtojnë organizatorët, është takimi i dytë me kandidatët për kryetar komunash prej tre takimeve të parapara. I pari u mbajt në Tetovë.
Prej atje përkujtojnë se me nismën e Rrjetit kombëtar, më 25 tetor të vitit të kaluar liderët e 17-të partive politike kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët për parandalimin e luftës kundër dhunës ndaj grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat