Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Shkupi

Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 10:24
Shkup

Pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të komunave Karposh, Qendër, Gjorçe Petrov dhe Studeniçan, informojnë nga QRMK Shkup.

Në periudhë prej orës nëntë deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e bul. “Ilinden” tek restoranti “Imes” në komunën e Karposhit, prej orës 8.30 deri në orën 10:00 një pjesë e konsumatorëve të rr. “Cërvena Voda” në komunën e Qendrës, prej orës 12:30 deri në orën 15:00, konsumatorët e rr. “Kërsto Rakovski”, rr. “Luka Gerov”, rr. “Cërnogorska” prej nr.2 deri në nr. 18, ndërsa në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 14:30, konsumatorët e rr. “Andon Kackarov” dhe një pjesë e rr. “Mocartova” në komunën Gjorçe Petrov.

Nga QRMK Shkup informojnë se pa energji elektrike prej orës nëntë deri në orën 12:00, konsumatorët e fshatit Batincë në komunën e Studeniçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat