Sot 14 vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës, Shkupi pa ndonje solemnitet

Shkupi

Sot 14 vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës, Shkupi pa ndonje solemnitet

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:17
Nena Tereza

Sot shënohen 14 vjet nga Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

Humanistja me shtat të vogël, por me zemër të madhe do bënte që mbarë bota të njihte shpirtin e saj të madh. Nënë Tereza e Kalkutës u lumturua në 19 tetor të 2003-it nga Papa Gjon Pali i Dytë, si simbol i ndihmës dhe respektit për „më të varfëritë e të varfërve„ të cilëve ajo u kushtoi krejt jetën. Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare, shprehu dëshirën për ta shenjtëruar besimtaren, dhe arriti deri në etapën e parafundit, lumturimin. Pikërisht kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga shteti shqiptar.

Jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës. Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, në një qytet shqiptar, nga një familje shqiptare. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, ajo mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysmë e u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj. Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë.Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: „Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri„. Por Shqipëria heshtte. Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nenën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat