Sulm me kallash në Shkup

Shkupi

Sulm me kallash në Shkup

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 15:51
Ilustrim

Persona të panjohur mbrëmë dy herë kanë kryer vjedhje në një kazino në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” dhe në një bastore sporti te Tregu i Gjelbër në Shkup, njoftoi MPB.

Sipas MPB-së, vjedhja e parë ka ndodhur në bastoren sportive te Tregu i Gjelbër. Rasti është denoncuar në ora 21 e 37 minuta, kur policia është informuar se dy persona të panjohur kanë plaçkitur të punësuarit. Autorët duke u kërcënuar me revole e kanë vjedhur qarkullimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti i dytë është denoncuar në ora 4 e 26 minuta pas mesnate.

Dy persona të panjohur, të armatosur me pushkë automatike kanë vjedhur qarkullimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia njofton se po ndërmerr masa për zbulimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat