Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Shkup

Shkupi

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Shkup

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:43
Foto ilustruese

V.N. (45) nga Shkupi mbrëmë në polici ka paraqitur se në shtëpinë e tij në rrugën “Pehçevska”, nga ana e dy kreyerësve të panjohur është kryer plaçkitje e rëndë, me ç’rast janë marrë stoli të ndryshme të arit dhe 50.000 denarë, me çka vlera e përgjithshme e dëmit të shkaktuar material arrin 270.000 denarë.

Nga MPB informojnë se kryerësit në shtëpi kanë hyrë përmes tarracës së objektit.

Gjatë ikjes nga shtëpia, ata janë hasur me pronarin e shtëpisë, i cili ndërkohë është kthyer në shtëpi. Ai ka tentuar t’i ndalojë, por dy personat kanë arritur të ikin.

Po ndërmerren masat e nevojshme për ndriçimin e rastit, theksojnë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat