12 persona të lënduar në aksidente në Shkup

Shkupi

12 persona të lënduar në aksidente në Shkup

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 11 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në katër aksidente lëndime të lehta kanë marrë 10 persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tridhjetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy persona janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 26 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.

Janë sanksionuar edhe 13 persona të cilët kanë drejtuar automjetin me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, një person ka drejtuar automjetin teknikisht të parregullt, një këmbësor kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve për këmbësorë, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, ndërsa një shofer është renditur në mënyrë të parregullt. Janë hasur edhe 113 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 81 automjete.

Në suaza të aksionit trafiko-edukues "T'i mbrojmë fëmijët në trafik. Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative SHF "Koço Racin" në Katllanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat