Detaje nga aksion i Policisë në Shkup, u mbyllen lokale dhe u arrestuan të mitur

Shkupi

Detaje nga aksion i Policisë në Shkup, u mbyllen lokale dhe u arrestuan të mitur

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Aksion i madh i Ministrisë për Punë të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike është zhvilluar mbrëmë brenda periudhës kohore prej 22:00- 04:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup. Policia ka kryer kontroll ndaj 24 lokaleve hotelierike, njofton Portalb.mk.

Në tetë lokale është vërejtur prani e të miturve, ku janë arrestuar katër prej tyre, dy për shkak të përdorimit të të lëndëve narkotike dhe dy për shkak të vërtetësisë së autoritetit.

Për shkak të evidentimit të shumë parregullsive janë mbyllur 13 lokale, kurse në bisedë në MPB janë ftuar pesë pronarë të lokaleve.

Nga ana e MPB-së dje u zhvillua edhe aksion se a vozitet me automjete në gjendje të dehur, ku nga 272 persona të kontrolluar, 102 prej tyre kanë pasur rezultat pozitiv në alkooltest. Njëri nga lokalet që u mbyll nga MPB ishte edhe “Versace” i cili pas hapjes së tij bëri bujë në rrjete sociale. Përndryshe, mbrëmë Policia së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin e Punës, ka zbatuar aksion veprim në objektet hotelierike në Shkup. Policia publikoi videon e aksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat