Sulmohen fizikisht dy persona në një stacion autobusi në Shkup

Shkupi

Sulmohen fizikisht dy persona në një stacion autobusi në Shkup

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:49
Ilustrim

Tridhjetë e tre vjeçari E.A, mbrëmë në orën 23:15, ka njoftoi policinë se ai dhe shoku i tij C.C, (25) në një stacion autobusi në bulevardin Aleksandrin e Madh në Shkup, janë sulmuar fizikisht nga një autor i panjohur.

Nga Ministria e Brendshme informojnë se rasti ka ndodhur derisa E.A. ka qenë duke e ngarë makinën e tij, një makinë tjetër i ka dalë përpara, është ndalur para tyre që ka detyruar që edhe ky të ndalet, pastaj një person nga kjo makinë ka dalë jashtë, e ka nxjerrë nga makina dhe e ka shtrirë për toke me dhunë E.A.

C.C. ka dalë nga makina për ta ndihmuar E.A, por sulmuesi e ka goditur atë në fytyrë dhe pastaj u kthyer dhe ka goditur edhe E.A., pas dhunës së ushtruar ai ka hyri në veturën e tij dhe është larguar nga vendi.
Po merren masa për të zbardhur plotësisht rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat