Shkup, 11 aksidente komunikacioni me 14 persona të lënduar

Shkupi

Shkup, 11 aksidente komunikacioni me 14 persona të lënduar

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në shtatë nga gjithsej 11 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Katërmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy shoferë për parakalim jo të rregullt.

Janë shkyçur nga komunikacioni dy shoferë, të cilët e kanë drejtuar automjetin para se të përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Janë sanksionuar 48 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 60 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat