Garnitura e re e Shkupit rrit çmimet e parkingut për 50 për qind

Shkupi

Garnitura e re e Shkupit rrit çmimet e parkingut për 50 për qind

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:26
Shkupi

Në komunën Qendër përgatitet propozim –vendim me të cilën 50 për qind do të shtrenjtohet parkingu në Qendër. Propozimi është sipas shembullit të metropoleve botërore, si një nga masat kundër ndotjes së ajrit dhe ngarkesës së tepërt nëpër parkingje.

Ende nuk dihet nëse kjo do të nis të vlejë para apo pas Vitit të Ri, pasi propozimi duhet të kalojë procedurën në Këshillin e komunës. I pari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq sot në brifingun me gazetarë tha është biseduar për mundësinë e kyçjes së shtëpive në nxehjen qendrore në lagjen Qendër me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit gjatë dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat