Gjykata Themelore Shkup: Tridhjetë ditë paraburgim për pesë persona, dy në arrest shtëpiak

Shkupi

Gjykata Themelore Shkup: Tridhjetë ditë paraburgim për pesë persona, dy në arrest shtëpiak

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 08:39
Mitko Chavkov

Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 - Shkup, pas deklarimit të personave të arrestuar në gjykatë lidhur me propozimin e prokurorisë, solli vendime me të cilat për O.P., O.R., I.D., M.P. dhe M.Ç. e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Për personat E.B. dhe S.M., gjykatësi nuk e pranoi propozimin për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërkaq si masë për sigurim të pranisë u caktoi masë arresti shtëpiak.

Për personat e tjerë, për të cilët ende nuk ka përfunduar dëgjimi, pas vendimit të sjellë të gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me propozimin e prokurorisë, opinioni do të informohet sot përmes kumtesës në ueb-faqen e gjykatës me informatë të plotë për vendimet e sjella, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore Shkup 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat