Lumi Vardar derdhet nëpër qytetin e Shkupit

Shkupi

Lumi Vardar derdhet nëpër qytetin e Shkupit

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Lumi Vardar

Pas reshjeve të shumta të shiut në Shkup, lumi Vardar ka dalur nga shtrati në disa vende. Nga fotografitë që qarkullojnë në internet tregojnë se lumi ka dalur nga shtrati në parkun “Skejt” dhe tek Qeveria.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike thonë se në 24 orët e kaluara reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në gjithë vendin, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Sipas të dhënave në terren niveli i ujit më shumë është rritur në lumin Radika, Sateska dhe Vardar.

Sipas paralajmërimeve të DPHM edhe më tej priten reshje të shiut dhe kështu do të vazhdojë edhe më tej rritja e nivelit të ujit në vend.

Image
Lumi Vardar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat