Ndërtimet sipas qejfeve po e shkatërrojnë Shkupin

Shkupi

Ndërtimet sipas qejfeve po e shkatërrojnë Shkupin

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Ndërtimi i objekteve të reja në qytetin e Shkupit dhe pa mos respektuar kriteret dhe rregullat e urbanizmit kanë ndikuar në masë të madhe në ndotjen e ajrit.

Shqetësuese paraqiten edhe ndërtimet që po kryen në malin Vodno. Sipas arkitektit Miroslav Grçev çdo objekt i ri që ndërtohet shkatërron hapësirat e gjelbërta të cilat pushtetarët i shohin si mundësi për profit.

Kohëve të fundit tek ne ndërtohet në kundërshtim me rregullat e urbanizmit dhe praktikat e mira urbanistike, e siç e shihini ndërtohet edhe në Vodno ku shaktërrohen pyjet tona . Ne jemi duke shkuar prapa nga praktikat , urbanizmin e kanë marr në duar politikanët që janë të lidhur me bizneset ose ajo ndërlidhja me e keqe është koalicioni mes politikës dhe biznesit e cila gjithmonë na çon në totalitarizëm, që tokën e she si një hapësirë që do të ketë vetëm profit- deklaroi arkitekti Miroslav Grcev.

Reagojnë edhe ambientlistët. Afrim Osmani thekson se pushteti duhet urgjentisht të ndaloj shkatërrimin e parqeve dhe pyjeve, me qëllim të ndërtimit të ndërtesave shumëkatëshe.

Do tu kisha apeluar institucioneve shtetërore si atyre ne nivel lokal dhe qendrore që të ndalohen rreptësishtë, të ndalojnë prishjen dhe shkatërrimin e parqeve dhe gjelbërimeve ekzistuese dhe kjo është e lidhur drejtpërdrejt me ngritjen e ndërtesave dhe shtëpive të reja në vendeve qendrore të pjesëve urbane në pjesën qendrore të qyteteve rreptësishtë të ndalohet ndërtimi i shtëpive dhe objekteve të reja- tha ambietalisti Afrim Osmani.

Në ndotjen enorme të qytetit të Shkupit ka ndikuar edhe prerja e drunjve nëpër disa lagje përfshi edhe atë të Çairit, ndërsa kulmi është arritur me projektin Shkupi 2014, i cili sipas arkitektëve dhe ambientalëve ka betonuar Shkupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat