Të akuzuarit e rastit “Tarifa” deklarohen të pafajshëm

Shkupi

Të akuzuarit e rastit “Tarifa” deklarohen të pafajshëm

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Sot filloi gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Tarifa” ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM dhe i cili momentalisht është anëtar i Komisionit rregullator për Energjetik, Dejan Boahkovski si dhe dy persona të tjerë Metodi Stojmenovski dhe Nenad Gjeorgjievski, njofton Portalb.mk.

Në këtë rast të akuzuarit akuzohen për furnizim kundërligjor të sistemit të softverit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektrani i Maqedonisë” me vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Në seancë prokurori Trajçe Pelivanov i PSP-së tha se të tre të akuzuarit do të dëshmojnë se e kanë keqpërdorur pozicionin zyrtar dhe autorizimin, por ato u deklaruan se janë të pafajshëm.

“Në asnjë moment nuk kam bërë dëm. Jam i habitur nga PSP-ja dhe nga aktakuza. Është dërguar edhe opinioni në gjykatë dhe është krijuar një fotografi e paqartë”, deklaroi ish-drejtori i SHA ELEM, Boshkovski.

Edhe dy të akuzuarit tjerë thanë se janë të pafajshëm.

“Në aktakuzë janë përzier termet dhe këtë do ta dëshmojmë gjatë rrjedhës së procedurës”, tha i akuzuari i dytë, Stojmenovski.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike për rastin “Tarifa” heton shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – ERP Sistemit për nevojat e SHA ELEM.

Sipas aktakuzës të dyshuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare i kanë mundësuar personit juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Vlera e Marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është 4.092.420 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar arrin 456.560 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat