Shkup, pas aksidentit të trafikut ndërroi jetë një 23-vjeçar

Shkupi

Shkup, pas aksidentit të trafikut ndërroi jetë një 23-vjeçar

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 18:18
Ilustrim

Një shkupjan (23) e ka humbur jetën, ndërsa moshatari i tij nga Ohri është në rrezik për jetë pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në orën 03:13 në afërsi të shkollsë fillore “Koço Racin” në Shkup.

Siç është theksuar në Buletinin e policisë, në aksidentin në bul “Nënë Tereza” shkupjani D.S: (23) duke e drejtuar automjetin “BMV” me targa të Shkupit është përplasur në një shtyllë.

Shoferi, si dhe bashkudhëtari A.N. (23) nga Ohrti, janë lënduar më lehtë dhe janë dërguar në Qendrën emergjente-Shkup, ku rreth orës 3:50 D.S. ka ndërruar jetë, ndërsa A.N. është në rrezik për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat