Ajër i ndotur në Shkup, më së shumti në Lisiçe dhe tek Rektorati

Shkupi

Ajër i ndotur në Shkup, më së shumti në Lisiçe dhe tek Rektorati

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 12:56
Shkup

Ajri në njëzetë e katër orët e kaluara në Shkup më i ndotur ka qenë në Lisiçe dhe tek Rektorati. Stacionet për matje koncentrimet më të mëdha i kanë regjistruar në Lisiçe në orën 21 prej 577 mikrogramë në një metër kub, ndërsa tek Rektorati janë regjistruar 532 mikrogramë në orën 22.

Sipas matjeve të stacioneve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor koncentrimet më të larta në Lisiçe janë regjistruar gjatë natës kur lëviznin mbi 500 tre orë radhazi, ndërsa më pas kanë rënë nën 500 në katër orët e ardhshme, por mbeten në nivel të larë mbi 400. Sot në mëngjes niveli i grimcave PM10 ishte 178 mikrogramë në një metër kub.

Në pikën matëse tek Rektorati koncentrimet më të larta janë matur në orën 22, me ç’rast zvogëlohen dhe arrijnë deri në 130 sot në mëngjes, por në matjen e fundit përsëri janë rritur dhe janë 309 mikrogramë.

Në Karposh ajri më i ndotur ka qenë në orën 22 kur janë matur 313 mikrogramë, ndërsa sot në mëngjes është 142 mikrogramë, në Gazi Babë kanë lëvizur prej 149 deri në 358, ndërsa sot në mëngjes në orën 9 janë 112 mikrogramë në një metër kub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat