Dy të lënduar rëndë nga 12 aksidentet në Shkup

Shkupi

Dy të lënduar rëndë nga 12 aksidentet në Shkup

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsejt 12 fatkeqësi komuniakcioni të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy fatkeqësi më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa në tetë prej tyre është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Gjashtëmbëdhjetë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy vozitës për tejkalim të palejuar. Nga komuniakcioni janë përjashtuar tetë vozitës para se të pajisen me të drejtën e vozitjes, si dhe tetëp automjete me validitet të skadduar të patent shoferit. Janë hasur edhe 137 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special janë mënjanuar 91 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat