Shkup, sot hapet muzeu i punëtorive ilegale për përpunimin e armëve nga LNÇ

Shkupi

Shkup, sot hapet muzeu i punëtorive ilegale për përpunimin e armëve nga LNÇ

Më: 4 janar 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Muzeu memorial i punëtorive ilegale për përpunimin e armëve në Shkup, gjatë kohës së Luftës Nacional Çlirimtare (LNÇ) (1941-1944) sot do të jetë i hapur.

Vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë ekspozitën e përhershme “Heronjtë e qytetit të Vardarit”, të autores Zoja Bogdanovska.

Muzeu memorial i punëtorive ilegale është vendosur në anën e majtë të lumit Vardar, në bregun “Dimitar Vllahov”, pas Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë.

Muzeun do ta hap kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai para disa muajve njoftoi se së shpejti muzeu do të hapet sërish dhe premtoi do të angazhohet që muzeu të jetë më i vizituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat