Shkupi i vogël i shqiptarëve

Shkupi

Shkupi i vogël i shqiptarëve

Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:02
Shkupi

Nevojën për një ridefinim të kufijve të komunave në Shkup, para se gjithash e kërkojnë qytetarët shqiptarë të Shkupit, përfshi edhe ato të rrethinës. Në kohë kur me të madhe flitet se kryeqendra e Maqedonisë paraqet një metropol të vërtet, mbi 200 mijë shqiptarë ( brenda lagjeve e urbane dhe fshatrave përreth) edhe më tej përballen me probleme esenciale siç janë ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura e mirëfilltë urbane.

Shqiptarët e Shkupit vazhdojnë të vuajnë për një ndarje të re territoriale. Mbase kjo problematikë i tangon shumë komuna me shumicë shqiptare, një rishqyrtim i dispozitave të Ligjit për ndarje të territorial, doemos duhet të bëhet kur flitet për zhvillimin dhe integrimin e shqiptarëve që jetojnë në kryeqytet dhe rrethinë. Hartimi i komunave dhe njësive të bashkëqeverisje lokale që u bë në vitin 2004, një pjesë bukur të mirë të vendbanimeve shqiptare i diskriminoi. Megjithatë, izolimi dhe ndarja e shqiptarëve në Shkup, në disa komuna rurale dhe vetëm dy “urbane”, rezultoi me një getoizim, i cili dita ditës po rritet. Njohësi i mirë i zhvillimeve nëpër komuna dhe në përgjithësi të decentralizimit si proces, Zahir Bekteshi,  thotë se opinioni duhet ta ketë parasysh se ndarja territoriale në radhë të parë është çështje kompromisi, në kohë dhe momente të caktuar. Pastaj, thotë më tej ai, duhet të dihet se ndarja territorial si kategori i takon ligjeve sistemore, çështje kjo e cila i ka përparësitë dhe mangësitë e veta, përfshi edhe elementet tjera të cilët e determinojnë problematikën e pushteti lokal apo decentralizimit të komunave.

“Për një ndryshim të ndarjes së fundit territoriale, e cila u bë në vitin 2004, na duhet një koncept tjetër mental dhe para së gjithash – profesional. Sepse, si të tilla që janë ndarë komunat, i kanë mangësitë e deri në mos mundësitë e funksionimit real të komunës. Nuk besoj se tash ekzistojnë kushte elementare për ndryshimin e ndarjes territoriale, megjithatë ajo si problem duhet të trajtohet dhe në moment të caktuar – të vihet aty ku e ka vendin. Ne si shtet nuk kemi kushte as formale, as praktika që këto 80 komuna, së bashku me Qytetin e Shkupit, në këtë mënyrë ta plotëson idenë e zhvendosjes së pushtetit qendror në atë lokal”, thotë Bekteshi. Diskutimet për një ndarje të re territoriale, siç shprehet ai, paraqesin një temë komplekse dhe nuk mund të flitet vetëm për problemet që ekzistojnë në Shkup, por hapat duhet të bëhen në atë kahe që duhet të respektohen standardet sa i takojnë definimit të komunës si njësi e administrimit lokal. Nevojën për një ridefinim të kufijve të komunave në Shkup, para se gjithash e kërkojnë qytetarët shqiptar të Shkupit, përfshi edhe ato të rrethinës. Në kohën kur me të madhe flitet se kryeqendra e Maqedonisë paraqet një metropol të vërtet, mbi 200 mijë shqiptarë ( brenda lagjeve urbane dhe fshatrave përreth) edhe më tej përballen me probleme esenciale siç janë ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura e mirëfilltë urbane. Bashkëbiseduesi ynë, Zahir Bekteshi, kur flet rreth kësaj problematikë, vlerëson se duhet të krijohen apo formohen parakushte që kjo çështje, e cila e rëndon edhe shtetin dhe proceset demokratike, në një kohë jo të largët ta ketë trajtimin e duhur. “Nuk duhet të harrojmë se determinimi i Qytetit të Shkupit si njësi e posaçme e administrimit lokal i ka mangësitë e veta, pikërisht për shkak të problemeve aktuale. Në sot nuk kemi decentralizim, por dekoncentrim të pushtetit dhe ajo i bartë problemet. Fatkeqësisht, kjo temë mjaftë pak është trajtuar në mënyrë profesionale, më tepër ka qenë formale, respektivisht Maqedonia si shtet seriozisht vazhdon të ballafaqohet me problemin e decentralizimit”, nënvizon Bekteshi.

Profesori universitar, njëherësh edhe ish-ministër i Vetëqeverisjes Lokale (2002-2006), Rizvan Sulejmani, thekson se popullata shqiptar vërtetet paraqet kategorinë e cila shpreh më tepër pakënaqësi sa i përket procesi të decentralizimit dhe kompetencave të cilat pushteti qendror ia ka deleguar pushtetit lokal. Ai, kur flet për procesin e decentralizimit, thotë se ka ardhur koha që të ndërmerret diçka sa i përket organizimit territorial të Maqedonisë. “Kur flasim për komunat shqiptar, mendoj se ato kërkojnë një vëmendje të posaçme, qoftë nga aspekti i menaxhimit, si për mënyrën e funksionimit, apo kualitetin e shërbimeve që ua ofrojnë qytetarëve. Komunat shqiptare dhe shoqëria jonë përgjithësi ballafaqohet me një proces tejet dinamik, siç është rasti i urbanizimit dhe modernizimit të shqiptarëve, i cili detyrimisht me arsimimin dhe integrimin e gruas shqiptare në institucione (arsimimin dhe punësimi i saj) është imponuar si çështje e një migrimi fshat-qytet. Kështu krijohen edhe problemet shtesë, gjatë këtyre proceseve të mëdha”, thotë për KOHA, profesor Sulejmani.

Fatkeqësisht, sipas tij, në mesin e shumë njësive të decentralizimit, pjesa urbane e Shkupit, me theks të posaçëm Komuna e Çairit, ka një dendësi të madhe të popullatës, me çka presioni mbi këtë komunë rritet edhe më tepër me procesin e urbanizimit dhe modernizimit të shoqërisë shqiptare. Gjithsesi, profesori thekson se kur i kemi parasysh këto rrethana, nevoja për gjetjen e një zgjidhje doemos duhet të kërkohet me shikimin e mundësisë për zgjerim. Mirëpo, siç dihet, ndryshimi i kufij të komunave miratohet me dy të tretat e votave (81deputetë). Ekspertët e decentralizmit thonë se zakonisht kur hapen këto tema të ndejshme, nënkuptohet se politikisht shumë vështirë mund të menaxhohen. Megjithatë, ata shprehen se nëse krijohet një ambient politikisht më i qetë, atëherë janë të mendimit se kjo çështje do të diskutohej më lehtë, gjegjësisht ky problem esencial me siguri se mund të zgjidhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat