Nga një banesë në Shkup vidhet ar me vlerë prej 400 mijë denarëve

Shkupi

Nga një banesë në Shkup vidhet ar me vlerë prej 400 mijë denarëve

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Person i panjohur nga një banesë në Shkup ka vjedhur një sasi të madhe të stolive të arit dhe argjendit me vlerë prej rreth 400 mijë denarëve. Pas kryerjes së vjedhjes ai ka shkaktuar edhe dëm material ne vlerë prej rreth 3 mijë denarëve.

Rastin në polici e ka paraqitur R.V (63) nga Shkupi, pronar i banesës e cila gjendet në rrugën “Pekljane”. Ai informoi policinë se vjedhja ka ndodhur dje në periudhën prej orës 16:00 deri 21:30.

“Vjedhësi me përdorimin e forcës dhe mjeteve të forta ka hapur derën e ballkonit, është futur brenda dhe ka marrë sasi të konsiderueshme të arit dhe argjendit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë vjedhësi ka marrë pasuri në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 400 mijë denarëve, ndërsa ka shkaktuar edhe dëm material rreth 3 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga policia shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat