Ajër i ndotur në tërë shtetin, Shkupi thyen rekordet

Shkupi

Ajër i ndotur në tërë shtetin, Shkupi thyen rekordet

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:40
Ajër i ndotur në Shkup

Në Shkup këto ditë kishte ndotje enorme të ajrit, gjendja e njejtë ishte edhe në qytetet e tjera në Maqedoni.

Mbrëmë në të gjithë shtetin ndotja e ajrit me grimcat PM 10 ishte mbi normën e lejuar 50 mikrogramë në metër kub.

Në Tetovë ishin matur 294 mikrogramë në metër kub, në Manastir 229, Kërçovë 257, Strumicë 485, Kumanovë 251, Kavadarc 263, Koçan 121.

Sot në ora 10  në Lisiçe janë ka qenë 215 mikrogramë në metër kub grimca PM10, në Qendër 214, Karposh 198, tek Rektorati 196, Gazi Babë 120, Miladinovc 90, 180 në Manastir, 158 në Tetovë, 187Strumicë, 154 në Kumanovë, 94 në Kavadarc dhe 58 në Koçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat