Hiqen masat e jashtëzakonshme për ndotje e ajrit në Shkup - Bota Sot
Hiqen masat e jashtëzakonshme për ndotje e ajrit në Shkup

Shkupi

E premte, 19 tetor 2018

Hiqen masat e jashtëzakonshme për ndotje e ajrit në Shkup

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit prej sot nuk vlejnë. Ato u aktivizuan më 8 janar për shkak të koncentrimeve të rritura të grimcave PM10 në ajër.

Vendimin për heqjen e masave kundër ndotjes së ajrit e kumtoi dje Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bashkia e Shkupit, sepse koncentrimet e mesditës të PM10 (200 pm/m3) kanë qenë nën kufirin e lejuar, gjegjësisht vetëm një stacion matës ka treguar ndotje më të madhe nga pragu i lejuar i materive ndotëse në ajër.

Ndërprerja e masave të jashtëzakonshme do të thotë se prej sot hiqet edhe transporti falas në autobusët e transportit publik të qytetit, i cili paguhet sipas tarifës ekzistuese.

Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet Bashkia e Shkupit i vendosi pas kumtesës së marrë nga MMJPH se pragu i alarmimit të PM10 (200PM/m3) për dy ditë radhazi është tejkaluar në dy stacione të matjes – Rektorat dhe Lisiçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test