Seanca gjyqësore për lëndët “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”

Shkupi

Seanca gjyqësore për lëndët “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:42
Gjykata Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”, të cilat hetohen nga Prokuroria Speciale.

Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan dhe pesë persona tjerë.

Në lëndën “Spiuni” mes 18 personave të akuzuar është edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vane Cvetanov.

Ndërsa për lëndën “Transportuesi” janë caktuar dy lëndë këtë javë, e para sot dhe tjetra të enjten. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve, me çka kanë dëmtuar buxhetin me rreth 360 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat