Shkup, dy qytetarë kafshohen nga qentë endacak - Bota Sot
Shkup, dy qytetarë kafshohen nga qentë endacak

Shkupi

Shkup, dy qytetarë kafshohen nga qentë endacak

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Dy shkupjanë kanë denoncuar dy raste të ndara të kafshimit nga qentë endacak në Shkup.

Në rastin e parë A.R (42) nga Shkupi paraqiti në polici se në orën 15:30 në rrugën “Llka Gerov”, nëna e tij 70-vjeçare është kafshuar në krahun djathtë.

Rastin e dytë e ka paraqitur R.V (58) nga Shkupi, i cili informoi policinë se në orën 16:00 duke lëvizur me motoçikletë në bulevardin “Brigada e 12-të maqedonase” është kafshuar nga qentë endacak në këmbën e djathtë.

Rastet e sulmeve nga qentë endacak ditëve të fundit në gjitha qytetet e Maqedonisë kanë shënuar rritje, ndërsa më herët ka pasur edhe raste tragjike, gjegjësisht vdekje nga kafshimi i qenve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test