Junker të dielën në Shkup, ja cili do të jetë misioni i tij

Shkupi

Junker të dielën në Shkup, ja cili do të jetë misioni i tij

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker të dielën më 25 shkurt do të vizitojë Maqedoninë si vend i parë nga turneu i tij rreth vendeve të Ballkanit Perëndimor, qëllimi i së cilit është promovim i Strategjisë së re të BE-së për zgjerim.

Zëvendëskryeministri për çështje evropaine, Bujar Osmani duke paralajmëruar vizitën e Junker menjëherë pas prezantimit të Strategjisë në Strasburg, theksoi se vizita do të paraqesë inkurajim të qeverive për të dyfishuar përpjekjet e tyre për të arritur objektiva të reja.

“Strategjia i plotëson të gjitha pritjet e Maqedonisë sepse valorizohen sukseset e vendit në drejtim të reformave, paralajmëron gatishmëri që të jepet rekomandim i pastër nga ana e KE për hapje të bisedimeve dhe mundëson të mos ketë dallim mes vendeve në drejtim të mundësisë për anëtarësim, por të japin vlerësimin e tyre sipas rezultateve të arritura”, vlerësoi Osmani.
Ndërsa, euro-ambasadori Samuel Zhbogar, dje deklaroi se vizita e kryetarit të KE-së, Junker në Shkup paraqet mesazh në vetvete.

“Komisioni Evropian në mënyrë shumë të qartë përmendi në Strategji se vendi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Mesazhi i tij është inkurajues që t’i përshpejtojë proceset reformuese me çka do ta shkurtoni rrugën drejt BE-së. 

Dyert e BE-së janë të hapura, ndërsa harku kohor është viti 2025 deri kur çdo vend mund të arrijë tjetrin në progres”, deklaroi Zhbogar.

Strategjia e Komisionit Evropian për perspektivë të besueshme për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor u prezantua më 6 shkurt në Strasburg. Në të KE porositi se nuk do të importojë mosmarrëveshje dypalëshe. Pranimi për Malin e Zi dhe Serbinë në BE janë paraparë deri në fund të vitit 2025, me atë që negociatat do të kishin përfunduar në vitin 2023. Maqedonia dhe Shqipëria pritet që të fillojnë bisedimet në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat