Vardari del nga shtrati në qendër të Shkupit - Bota Sot
Vardari del nga shtrati në qendër të Shkupit

Shkupi

Vardari del nga shtrati në qendër të Shkupit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:00
Vardari

 Në disa vende lumi Vardar ka dalë nga shtrati në rajonin e Shkupit. Derdhje ka nëpër rrjedhën në qendër të Shkupit, si dhe tek ura  drejt Jurumlerit në komunën Aerodrom dhe në vendet e quajtura Vitel, Çuka dhe Sredored në komunën e Zelenikovës.

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se në pjesët e tjera të shtetit vende-vende janë përmbytur sipërfaqet bujqësore, ndërsa në komunën e Mavrovës dhe Rostushes mbi fshatin Zhirovnicë pjesërisht ka filluar rrëshqitja e tokës dhe ekziston rrezik që ajo të rritet.

Në komunën e Bogovinës, në rrugën për në fshatin Novo Sellë ka shembje në gjatësi prej pesë metrash dhe pritet gjatë ditës të fillojë pastrimi.

Sipas informatave të QRMK-së, në komunat Manastir,  Mogilë dhe Novac janë përmbytur 7-10 sipërfaqe bujqësore të cilat janë paraqitur si rezultat i mosfunksionimit të  rrjetit tercial për dërgimin e ujërave, sepse nuk ka derdhje klasike të rrjedhave lumore.

Në komunën e Krushevës, përgjatë lumit Cërna nga fshati Sveta drejt fshatit Buçin ka derdhje dhe përmbytje të livadheve në gjatësi prej rreth tre kilometrash dhe gjerësi prej rreth 50 metra të ujit të lumit.

Vërshime ka edhe në komunën e Demir Hisarit ku janë përmbytur sipërfaqet bujqësore në pjesën e fshatit Dollenci deri në fshatin Sveta.

Në rajonin e Tetovës nuk ka vërshime të reja dhe uji nga sipërfaqet veçmë të vërshuara tërhiqet. Niveli i ujit të lumit Vardar në fshatin Forinë pak është zvogëluar dhe banorët kërkojnë nga ELEM Gostivar edhe sot të zvogëlohet prodhimtaria me energji elektrike sepse ka disa sipërfaqe bujqësore që janë përmbytur nga uji.

Në komunat Ohër, Debarcë dhe Kërçovë gjendja normalizohet, ndërsa në komunat Makedonski Brod dhe Plasnicë për shkak të nivelit të ujit ende të lartë në shumë vende ka vërshime të lumit Treska dhe janë përmbytur sipërfaqet bujqësore, livadhet dhe plantacionet e pemëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test