Mbështetje nga SHBA-ja, Miçel në Athinë, Koxias në Shkup - Bota Sot
Mbështetje nga SHBA-ja, Miçel në Athinë, Koxias në Shkup

Shkupi

Mbështetje nga SHBA-ja, Miçel në Athinë, Koxias në Shkup

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:21
Shkup

Ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, ues Miçel, dje në Shkup porositi se SHBA-ja   i mbështet Maqedoninë dhe Greqinë në përpjekjet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjen për emrin.

“Zgjidhje e vetme të jetë zgjidhja e përbashkët. Maqedonia ndërmori hapa të mëdha në angazhimin në negociatat me bashkëbiseduesit e saj grekë dhe kjo është një mundësi e mirë për të ardhur deri në zgjidhje. Është shumë me rëndësi të dy shtetet të vazhdojnë me negociatat”, tha Miçel në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev pas takimit të mbajtur.

Ai ka theksuar se SHBA-ja është e angazhuar dhe do të vazhdojnë të angazhohen në procesin, por se të dyja shtetet duhet vetë të vijnë deri në zgjidhje.

“Mendoj se mësuam nga përvojat e kaluara dhe atë duhet ta cekim se tajmingu dhe natyra e rolit tonë duhet t’u përgjigjet interesave tona. Ne luftojmë për të gjitha pariemt të cilat janë parime tona të përbashkëta si të Ballkanit, ashtu edhe më gjerë. SHBA-ja është e përkushtuar në këtë proces edhe unë vetë jam i përkushtuar, në të njejtën kohë njohim se zgjidhja e vetme është zgjidhja që të dy vendet do ta arrijnë mes vete. I njohim përpjekjet të cilat i bëjnë edhe Maqedonia edhe Greqia, por dëshirojmë të japim mbështetje në mënyrë të vetme. Ky nuk është vendim i yni, ky është vendim i jauj dhe i Greqisë. Mund t’ju bindë se do të jemi të kypur në procesin me angazhimin tonë”, tha Miçel.

Kryeministri Zaev lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin shprehu kënaqësi që procesi ka hyrë në fazë finale dhe e konfirmoi gatishmërinë e qartë për dialog të vërtetë.

“Kur e keni të vështirë thirren miqtë. Ne me Bullgarinë e zgjodhëm problemin, dashtë Zoti t’u kumtojmë miqve tanë se arritëm zgjidhje edhe me Greqinë. Do të vazhdojmë me negociatat, por nëse ka problem sërish presim ndihmë nga miqtë tanë”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve lidhur me mundësinë për ndihmë nga ana e SHBA-së.

Lidhur me projekt marrëveshjen greke, Zaev theksoi se ajo do të shfrytëzohet në proces nëse është nevojshme, por se kyç është procesi që po zhvillohet në suaza të KB-së.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov dje, ndërkaq, deklaroi se nëse theksohen pozicionet kyçe në opinion, zvogëlohen shanset e procesit për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me pozicionin e Greqisë se nevojitet ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë që të arrihet zgjidhje për emrin, Dimitrov theksoi se konsideron se është shumë më e dobishme të flitet për qëllime, respektivisht çka Greqia dëshiron të arrijë në këtë proces, ndërsa gjithashtu edhe se cilat janë qëllimet e Maqedonisë.

“Konsideroj se në këtë mënyrë do të kemi shanse më të mëdha që në të  vërtetë të tejkalohet diferenca dhe të vijmë deri në kompromis, i cili do të pranohet nga qytetarët e dy palëve”, tha Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij kroate Marija Pejçinoviq Buriq.

deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, duke shtuar se është më e dobishme të flitet për qëllime sesa për pozicione.

Përndryshe, takimi i ri i Dimtrovit me kolegun e tij grek Koxias në Shkup, siç publikoi se gazeta “Ta nea”, do të ndodhë më 22 mars, kurn shefi i diplomacisë greke duhet të vijë në Shkup. Bisedimet theksohet, do të përqendrohen  në  në draft- marrëveshjen për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare  që do të jetë bazë për kompromis të mundshëm për emrin, si dhe për çështjen me Kushtetutën dhe mënyrën e implementimit të marrëveshjes që të lejohet ndarja e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në për anëtarësim në NATO në Samitin në korrik.

Kontesti pëlr emrin do të jetë njëra nga temat e bisedës edhe gjatë vizitës së Ues Miçel në Athinë, të paraparë për të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test