Shkupi kryeson me vdekje në aksidentet e komunikacionit

Shkupi

Shkupi kryeson me vdekje në aksidentet e komunikacionit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Shkupi është qyteti ku gjatë viti 2017 ka pasur më shumë aksidente në trafik dhe atë 1652 aksidente me pasoja të rënda për jetën e pjesëmarrësve në komunikacion. Prej tyre 1617 aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, ndërsa 37 prej tyre kanë vdekur.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sipas të cilës, në rrugët e Maqedonisë pothuajse çdo ditë ndodhë nga një aksident, gjegjësisht vitin e kaluar gjithsej 2500 persona kanë qenë drejtpërsëdrejti të involvuar në aksidente komunikacioni, ku përveç dëmeve materiale – ka pasur edhe persona që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda në komunikacion.

Sipas këtyre të dhënave të MPB-së, dëmet materiale të shkaktuara nga aksidentet në trafik përgjatë vitit 2017 kapin shifrën totale prej 116.803.187 denarë apo rreth 2 milionë euro. Shkupi është qyteti ku më së shumti kanë ndodhur aksidente në trafik ku të lënduar kanë mbetur 1617 persona, me pasoja të rënda 218 persona dhe me lëndime të lehta 2245 persona, ndërsa 37 kanë gjetur vdekjen. Dëmet materiale në të gjitha këto aksident të evidentuara nga MPB kapin vlerën prej 29.390.434 denarë apo rreth 478.000 euro.

Pas Shkupit, numër më të madh të aksidenteve në komunikacion ka pasur në qytetin e Strumicës, ku jetën e kanë humbur 30 persona dhe në Manastir gjatë vitit 2017 si pasojë e aksidenteve të rënda në komunikacion jetën kanë humbur 28 persona.

Në qytetin e Krushevës ka pasur vetëm dy aksidente në trafik me pasoja të rënda trupore, ndërsa në Berovë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku po ashtu më pasoja të rënda trupore, por në asnjërin në këto aksidente nuk ka pasur të vdekur. Në ndërkohë, numri i personave të vdekur në aksidentet e rënda është 155 persona, prej të cilëve 77 janë vozitës të automjeteve, 44 persona udhëtarë dhe 34 persona këmbësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat