50 mijë euro për mirëmbajtjen e përmendoreve në Shkup

Shkupi

50 mijë euro për mirëmbajtjen e përmendoreve në Shkup

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:43
Shkup

4 përmendoret e projektit “Shkupi 2014” kanë filluar të amortizohen dhe të myken. Mes tyre si më e shtrenjta me 8.28 milion euro përmendorja e “Luftëtarit në kalë”. Për mirëmbajtjen e tyre Qytetit të Shkupit shpenzon 50 mijë euro në vit.

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se për mirëmbajtje e përmendoreve është përgjegjëse kompania Beton, e cila në katër vitet e fundit, dy here radhazi ka lidhur kontrate dyvjeçare me Qytetin e Shkupit. Kontrata e fundit me këtë kompani do të mbarojë gjatë këtij viti.

Qytetit të Shkupit i kushton 50 mijë euro në vit. Tenderin deri tani e ka pasur kompania Beton. Ne do të bëjmë që Qyteti i Shkupit më të mos paguajë për mirëmbajtjen e tyre sepse do të hyjë në programin për mirëmbajtje të rregulltë nga ana e Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellësit” , tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qytetarët e anketuar nga Alsat vlerësojnë se të hollat që shfrytëzohen për mirëmbajtjen e përmendoreve, shumë më mirë do të ishte po të destinoheshin për nevojat e qytetarëve.

”Jo nuk ka, nuk ka as për ushqime e leje më për mirëmbajtjen e përmendoreve. Shihet se ka kapluar popullin një varfëri. Po duhet të shkojnë tek klasa e tretë më së miri është ajo”.

“Shumë vështirë është për fat të keq që shpenzohen kaq para për mirëmbajtje. Ka shumë ku mund të shpenzoheshin këto para edhe atë në mënyrë të drejtë dhe jo vetëm ashtu kot.

“Të shpenzohen për kulturë, për fëmijët, për çerdhe, shkolla”.
“Jo, nuk besoj se ka kapacitet për mirëmbajtjen e tyre. Aspak nuk duhet të harxhohet për përmendoret, duhet paratë të shpenzohen vetëm për popullin dhe për asgjë tjetër, sepse populli është i uritur dhe pa punë”.

Kompetencat për mirëmbajtjen e këtyre objekteve, Qyteti i Shkupit nga Komuna Qendër i ka marrë në vitin 2014. Mirëmbajtja e objekteve dhe përmendoreve bëhet në bazë të nevojës, gjithsej 2 herë në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat