Nëntë aksidente në Shkup

Shkupi

Nëntë aksidente në Shkup

Më: 27 mars 2018 Në ora: 11:28
Ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime të lehta trupore nga nëntë aksidentet rrugore që mbrëmë ndodhën në qytetin e Shkupit, deklarojnë nga SPB Shkup.

Në tri aksidentet lëndime të lehta kanë marrur tre persona, ndërsa në pesë aksidente ka pasur dëme materiale.

Nga MPB deklarojnë se mbrëmë policia ka sanksionuar një numër të madhë të shkelësve të ligjit. 20 vozitës kanë kaluar shpejtësinë, 8 vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy vozitës nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve. Gjithashtu është sanksionuar një këmbësor që kaloi jashtë linjave për këmbësor.

Dy vozitës janë kapur me alkool të tepruar, 25 vozitës pa patent shofer dhe dy vozitës fillestar, dy automjete me probleme teknike, 20 automjete të paregjistruara janë sanksionuar nga policia.

Poashtu janë gjetur 94 automjete të parkuar në mënyrë të gabuar. Me ndihmën e “merimangës” janë ngritur 90 prej tyre./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat