Alarmi për bombë evakuoi një klub nate në Shkup

Shkupi

Alarmi për bombë evakuoi një klub nate në Shkup

Më: 1 prill 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

 Rreth orës 00.55 në stacionin policor Qendër është paraqitur një mashkull anonim dhe ka deklaruar se në një lokal në rrugën “M.T Gollloganov”, është vendosur bombë e cila do të eksplodojë për gjysmë ore, njofton KOHA.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë evakuim të personave të pranishëm në objektet përreth. Është kryer hetim dhe është vërtetuar se paraqitja ka qenë e rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat