Shkup, fakturat e mbetura të ujit nga sot mund të paguhen me këste dhe pa interes - Bota Sot
Shkup, fakturat e mbetura të ujit nga sot mund të paguhen me këste dhe pa interes

Shkupi

Shkup, fakturat e mbetura të ujit nga sot mund të paguhen me këste dhe pa interes

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Nga ndërrmarja publike “Ujërat dhe Kanalazimet-Shkup” informojnë se sot fillon aksioni për shfrytëzuesit që kanë faktura të papaguara të ujit. Ata do të kenë mundësi që të njëjtat t’i paguajnë me këste dhe pa interes.

“Zyrtarisht fillon aksioni që e paralajmëruam gjatë periudhës nga 01.04.2018 deri 15.05.2018, kur shfrytëzuesit e shërbimeve nga NP “Ujërat dhe Kanalizimet-Shkup”, të cilët kanë pasur faktura të pa paguara, do të kenë mundësi t’i paguajnë me këste dhe pa interes për vonesën e pagesave” thuhet në deklaratën e NP “Ujërat dhe Kanalizimet-Shkup”.

Personat fizik dhe personat juridik do të mundet t’i paguajnë borxhet e tyre, sipas marrëveshjes deri me 24 muaj në rata sipas borxhit mesatar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat