Padi penale kundër ish-kryetarit të Shtipit

Shkupi

Padi penale kundër ish-kryetarit të Shtipit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:08
Shtip

Nga sektori i MPB-së në Shtip, deri te Prokuroria Publike në Shtip, është ngritur padi penale kundër I. Z. (58) dhe I. I. (55), të dy nga Shtipi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave” dhe dy vepra penale “mospërgjegjësi në punën zyrtare”.

I. Z. (58) në detyrën e kryetarit të komunës së Shtipit dhe I.I (55), si udhëheqës dhe përgjegjës drejtor i Ndërrmarjes Publike “Stipion 2011” në Shtip, gjatë periudhës nga 27.10.2015 deri më 12.07.2016, për disa herë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kompetencat.

I. Z. si kryetar komune ka dhënë urdhër për heqjen e e objektit afër pishinës “Shtip”, si dhe shitjen e të njëjtit, pa marrë miratimin e këshillit të Komunës së Shtipit.

I. I. ka vepruar me neglizhencë për kryerjen e procedurës së aprovimit dhe urdhërit për largimin e objekteve. Ai nuk i refuzoi ato edhe pse e ka ditur se ishte e paligjshme, por i ka miratuar.

Në këtë mënyrë dëmi material i Ndërmarrjes Publike “Stipion” dhe komunës së Shtipit shkon deri më 15.412.159 denarë (mbi 250 mijë euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat