Janë vjedhur 15.000 euro nga një banesë në Shkup - Bota Sot
Janë vjedhur 15.000 euro nga një banesë në Shkup

Shkupi

Janë vjedhur 15.000 euro nga një banesë në Shkup

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

 Në polici është denoncuar vjedhje e 15.000 eurove nga një banesë në rr. “Hristo Tatarçev” në Shkup, e cila ka ndodhur fundjavën e kaluar.

I.I. (37) dje në mëngjes ka denoncuar se është kryer vjedhje e madhe në shtëpinë e tij. Vjedhësi duke shfrytëzuar çelës – kallauz të bravës dhe e ka hapur pas çka ka hyrë në banesë dhe ka marrë rreth 15.000 euro, pas çka e ka braktisur vendin e ngjarjes, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat