Qyteti i Shkupit do të vendos midis tramvajit, autobusit me gaz apo elektrik? - Bota Sot
Qyteti i Shkupit do të vendos midis tramvajit, autobusit me gaz apo elektrik?

Shkupi

Qyteti i Shkupit do të vendos midis tramvajit, autobusit me gaz apo elektrik?

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:38
Valon Salihu

 Pas katër viteve Qyteti i Shkupit do të ketë transport publik mirë të organizuar dhe ajër të pastër, kështu tha për Koha, zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, duke folur për prioritetet e mandatit katër vjeçar të Shilegovit, njofton KOHA.

I pyetur për idenë e kamotshme të udhëheqëseve të kaluara të Qytetit të Shkupit, sjelljes së tramvajit në Shkup, Salihu tha se nuk përjashtohet nga mundësia, por për momentin Qyteti ka në plan të testojë dy autobusë njërin me gaz dhe tjetrin elektrik, dhe në fund do të vendoset për alternativën më mirë të mundshme.

“Prioritet i Qytetit të Shkupit gjatë këtyre viteve do të jetë transporti publik. Është fakt se tramvaji do të kontribuojë mjaftë në uljen e ndotjes së ajrit mirëpo nuk e di nëse jeni në rrjedha neve nënshkruam kontratë për të sjellë autobus elektrik në Qytetin e Shkupit pra së shpejti do të qarkullojë një autobusë elektrik  i cili do të jetë një test për qytetin në periudhë dy mujore. Do të testohet se sa efektive është një qytet elektrik dhe në bazë të asaj do merret vendim nëse do të shkojmë me atë opsion ose do të shkojmë me opsione tjera. Së shpejti është të bimë edhe një autobus tjetër i cili do të funksionoj me gaz edhe ai do të jetë në testim periudhë do të thotë do të shihen të gjitha opsionet para se të vendosim se çka do të bëjmë me autobusët. Siç e dini këto autobusë që i kemi për momentin ndotin shumë edhe pse kishim autobusë të ri të cilët u blenë nga Qeveria e kaluar, janë autobusë të cilët duken mirë mirëpo funksionin e kanë shumë te keq, në radhe të parë brenda është mjaftë ngushtë për qytetarët, pikë e dytë ndotin shumë pasi janë prodhim jo-kualitativ, do të thotë po shkojmë në një opsion më kualitativ i cili shpresojmë se sado pak do ketë një influencë”, u shpreh Salihu per Gazetën Koha.

Transporti publik i Qytetit të Shkupit daton diku nga viti 1980 apo 1983, është periudhë ku qyteti ka pasur shumë më pak qytetarë dhe ka qenë shumë më pak i zhvilluar, ka pas shumë më pak automjete dhe një transport publik i tillë është bërë për nevojat e atëhershme të qytetit.

“Më vjen shumë keq të them por ka pasur garnitura e garnitura të kryetarëve të ndryshëm të cilët nuk kanë marrë asnjë hap në lidhje me transportin. Mund të kenë pas ideja mirëpo asgjë s’është bërë në atë drejtim. Jemi dëshmitarë që për të rrit nga një pik A deri te pika B e qytetit duhet të ecësh rreth e rrotull tërë qytetit, do të thotë seriozisht jemi duke e shqyrtuar çështjen e transportit publik po tentojmë të dalim një zgjidhje të re ku do të hapim linja vertikale dhe horizontale nëpër qytetin e Shkupit, ku do të ketë qarkullime të autobusëve në mënyrë horizontale dhe vertikale që të dërgojnë deri tek pikat e ndryshme, për momentin është ide e cila po studiohet. Dhe nuk është çudi që në disa linja që janë horizontale që janë më të gjata të sjellit transport, do të thotë ka takime serioze mirëpo s’ka ende diçka konkrete që themi po jemi duke filluar… derisa të ndodh diçka konkrete do e kisha lënë të hapur çështjen”, sqaroi Salihu.

Disa vite me radhë paralajmërohet si transport alternative publik nëpër qytetet. Gjatë kohës së mandatit të Trifun Kostovskit ndërtimi i linjës së tramvajit ishte gati se punë e kryer.

Atëherë u paralajmërua se tramvaji i parë promovues do të qarkullojë prej Aerodromi deri në Qendër në maj të vitit 2009. Linja e tramvajit gjithashtu u paralajmërua edhe në kohën e Koce Trajanovskit, ideja e të cilit ishte që në rrugën ku do të qarkulloj tramvaji të mos qarkulloj autobusi. Sipas studimeve duheshte të kishte 22 kompozita tramvaji. Në periudhën e parë duheshte të ketë një linjë nga lagjet Novo Lisiçe dhe Gjorçe Petrov.

Para disa muajsh edhe kreu aktual Petre Shilegov i dëgjoi propozimet e qytetarëve se si të ulet ndotja e ajrit në Shkup. Ish funksionarë, inxhinierë, dhe qytetarë të ndryshëm thuajse të gjithë kërkuan që përfundimisht të kemi tramvaj në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat