Në Shkup filloi Panairi i punësimit dhe praktikës “Kontakt”

Shkupi

Në Shkup filloi Panairi i punësimit dhe praktikës “Kontakt”

Më: 3 prill 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informacioni, për shkenca informatike dhe inxhinjering kompjuterik, si edhe në Fakultetin e maqinerisë pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, nga sot e deri më 5 prill organizohet Panairi i pestë i punësimit dhe praktikës “Kontakt”.

Në këtë panair do të prezantohen 22 kompani të sferës së elektroteknikës, elektronikës, maqinerisë dhe shkencave informatike.

Interesimi i kompanive për persona profesionistë të kësaj sfere është gjithnjë në rritje.

Kompanitë do të mundet që t’i gjejnë personat që i kanë aftësitë e nevojshme dhe vullnetin për përparim në karrierë të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat