Shkup, kallëzohet penalisht ish-drejtori i Agjencisë për punësim

Shkupi

Shkup, kallëzohet penalisht ish-drejtori i Agjencisë për punësim

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:08
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj V.P (39), i cili dyshohet për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.

Si drejtor i Agjencisë për punësim, gjatë vitit 2016, V.P në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike, pa procedurë ligjore, një personit juridik i ka ofruar aktivitete pune, duke i mundësuar përfitim financiar prej 416.304 denarësh (rreth 7000 euro).

I njëjti person, në periudhën 2015-2016, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë për Punë dhe Politika Sociale, duke ia lënë në shfrytëzim katër automjete dhe një kartelë për derivate nafte të Agjencisë për punësim.

Gjithashtu, drejtori ka dhënë edhe kartela të të punësuarve tjerë, pa e ditur ata. Kështu, harxhimet e derivateve kanë shkuar në 427.817 denarë (rreth 7000 euro). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat