Qytetarët kërkojnë të kyçen në vendimet për të ardhmen e malit Vodno në Shkup - Bota Sot
Qytetarët kërkojnë të kyçen në vendimet për të ardhmen e malit Vodno në Shkup

Shkupi

Qytetarët kërkojnë të kyçen në vendimet për të ardhmen e malit Vodno në Shkup

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Qytetarët e shqetësuar për shkatërrimin e vazhdueshëm të parkut Vodno, së bashku me 9 iniciativa qyteatare në Shkup, dje kanë dorëzuar katër kërkesa në Qeveri, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Bashkinë e Shkupit.

Ata kërkojnë kyçje urgjente të iniciativës qytetare “Shpëtim për Vodnon” në grupet e punës, të cilat janë formuar për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar.

Gjithashtu ata kërkojnë largimin e makinerisë së ndërtimit në rrjetin e malit Vodno, vendosjen e kufijve mes parkut dhe malit Vodno.

Sipas tyre, të gjitha këto projekte rrisin nevojën për rrugë shtesë për rrjedhën e komunikacionit, që ndikon negativisht në gjithë botën e gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat