PDSH bëhet pjesë e pushtetit në Qytetin e Shkupit - Bota Sot
PDSH bëhet pjesë e pushtetit në Qytetin e Shkupit

Shkupi

PDSH bëhet pjesë e pushtetit në Qytetin e Shkupit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:30
PDSH

Deri sa PDSH ende është në pritje të inkuadrimit në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, kjo parti veç më është bë pjesë e “qeverisë” në nivel të qytetit të Shkupit.

Burime të Gazetës Lajm informojnë se kandidati i kësaj partie për kryetar në komunën e Çairit, Idriz Orana është zgjedhur anëtar i bordit drejtues në Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi në Shkup, duke u bë funksionari i parë i PDSH-së në ekzekutivin e kryeqytetit. Orana ishte këshilltar në dy mandate të kaluara në qytetin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat