Infermieret dhe Sindikata e Qendrës Klinike përfarojnë qëndrimet - Bota Sot
Infermieret dhe Sindikata e Qendrës Klinike përfarojnë qëndrimet

Shkupi

Infermieret dhe Sindikata e Qendrës Klinike përfarojnë qëndrimet

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:36
Ilustrim

Unioni i Infermiereve dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë përafruar qëndrimet sa i përket rritjes se pagesës së kontributit te tyre gjatë orëve të natës.

Nga 0,29% sa ishte paraparë rritja e koeficientit të pagesës, palët kanë rënë ujdi për rritje të dyfishtë të koeficientit që shkon ne 0,50%. 

Kjo do të thotë se infermierja me shkollim të mesëm e cila ka marrë 241 denarë për punë gjatë natës, tani do te merr 416 denar, ndërkaq infermierja me shkollim të lartë nga 296 denarë tani do te merr 512 denar. 

Për nesër është parapara firmosja e marrëveshjes mes Unionit te Infermierëve dhe Sindikatës së Qendrës Klinike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test