Hahn dhe Mogherini vizitojnë Shkupin, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit - Bota Sot
Hahn dhe Mogherini vizitojnë Shkupin, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit

Shkupi

Hahn dhe Mogherini vizitojnë Shkupin, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit

Më: 18 prill 2018 Në ora: 08:23
Hahn dhe Mogherini

Eurokomisioneri Johannes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Federica Mogherini, zbarkojnë sot në Shkup, një ditë pas Raportit të përparimit, që propozon çeljen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Mogherini do të takohet me Kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa nesër do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, edhe Johannes Hahn do të takohet me Zaevin, por edhe me kryekuvendarin Talat Xhaferi, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Hahn do të merr pjesë edhe në Samitin digjital që do të mbahet sot dhe nesër. Ai dhe Mogherini do të shoqërohen nga zv.kryetari i Komisionit Evropian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat