Në Shkup fillon sot Samiti i parë digjital rajonal - Bota Sot
Në Shkup fillon sot Samiti i parë digjital rajonal

Shkupi

Në Shkup fillon sot Samiti i parë digjital rajonal

Më: 18 prill 2018 Në ora: 08:44
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup, që i fillon punimet sot.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë.

Në Samit do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj, etj.

Në samit do të ketë panel diskutime për ndërlidhje digjitale, integrim të ekonomive, përforcimin e sigurisë kibernetike, digjitalizimin e industrive, etj.

Samiti do t’i mbyll punimet në ditën e nesërme, 19 prill. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat