Shpallet thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave

Shkupi

Shpallet thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave

Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:29
Ilustrim

Qyteti i Shkupit sot ka publikuar thirrjen publike me të cilën qytetarët do të kenë mundësi që të marrin subvencione për blerjen e biçikletave.

Me thirrjen publike, Qyteti do t’i kompensojë një pjesë të shpenzimeve qytetarëve të cilët do të blejnë biçikleta deri më 31 gusht.

“Mjetet që Qyteti i Shkupit do të subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe 50 për qind të vlerës së biçikletës së përshtatur për personat me aftësi të kufizuara fizike jo më shumë se 90.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, sqaruan sot nga Qyteti i Shkupit. Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari do të shërbehet”.

Qytetarët e interesuar duhet të jenë banorë të Qytetit të Shkupit, deri tani të mos kenë marrë mjete financiare për biçikleta dhe biçikletën ta kenë blerë nga dita e publikimit deri në ditën e përfundimit të thirrjes publike.

Dokumentet e nevojshme mund të parashtrohen në Komisionin përkatës, përmes arkivit të Qytetit të Shkupit i cili punon nga 09 deri në 15:30 minuta. Informacione më të hollësishme mund të gjeni në http://www.skopje.gov.mk/uploads/thirrje publike për biçikleta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat